×
  • Lajme
  • Botë

    Shembet një ndërtesë në Miami, të paktën 99 persona dyshohet të jenë nën gërmadha

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 22:27

    Të paktën 99 persona mendohet që të jenë nën gërmadha pasi një ndërtesë në Miami u shemb pjesërisht. Lajmin e bëri të ditur departamenti i policisë në Miami.


    Në raportimet e bëra më herët u tha se numri i personave nën gërmadha mund të ishte 51, por mesa duket tashmë shifrat janë rritur.

    Kryebashkiakia e Miami-Dade County Daniella Levine Cava u shpreh se shembja e ndërtesës është një situatë e paimagjinueshme që asnjë nuk mund ta kishte parashikuar. Megjithatë, ajo shtoi se në terren janë njerëzit e duhur të cilët po e bëjnë shumë mirë punën.

    Cava tha se ekipet e qytetit janë duke punuar me Kryqin e Kuq dhe agjencinë e tij të shërbimeve sociale për të akomoduar njerëzit që mbetën pa çati. Kryebashkiakia shtoi se qytetet fqinje janë duke ofruar ndihmën e tyre me anë të departamenteve të policisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!