×
  • Lajme
  • Botë

    Shembet ura në Dresden të Gjermanisë

    Reporteri
    11 Shtator 2024 | 12:10

    Një pjesë e urës  në qytetin gjerman të Dresdenit, është shembur  në lumin Elba mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar ndërprerje të qarkullimit dhe ndërprerje të sistemit të ngrohjes së qytetit, por nga incidenti nuk ka persona të lënduar.

    Ekipet e shpëtimit morën informacione për shembjen e urës rreth orës tre të mëngjesit, dhe shoferëve, këmbësorëve dhe çiklistëve që përdornin urën iu tha që të shmangnin zonën.

    Trafiku ujor gjithashtu është ndalur, duke prekur anijet e mallrave dhe anijet turistike.

    Një tramvaj kalon nëpër pjesën e urës që është dëmtuar, dhe tubat që janë pjesë e tubit të ngrohjes së qytetit janë gjithashtu të dëmtuara, raportob Tagesšau.

    Autoritetet po hetojnë shkakun e shembjes së urës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!