×
  • Lajme
  • Botë

    Shënohet edhe viktima e dytë nga tërmeti në Kroaci

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 16:50

    Një tjetër viktimë u shënua nga tërmeti shkatërrues në Kroaci, shkruan dnevnik.hr.


    Në Petrinja njerëzit janë duke u shpëtuar nga rrënojat dhe evakuimi është duke vazhduar.

    Bëhet e ditur se viktimat janë dy persona, një vajzë nga Petrinja dhe një person nga Majske Poljane.

    Shërbimet e shpëtimit dhe zjarrfikësit po kërkojnë rreth ndërtesave të shkatërruara për të mbijetuar të mundshëm, transmeton Reporteri.

    Një baba dhe një fëmijë u nxorën para kamerave nga një ndërtesë e shkatërruar dhe u dërguan në spital me një ambulancë.

    Ata duken të lënduar dhe të mbuluar me pluhur. Deri më tani nuk dihet se çfarë lëndimesh kanë pësuar, por ata janë transportuar për në spital.

    Rrugët e Petrinjës janë plot rrënoja. Një numër i madh i ndërtesave u dëmtuan dhe ekipet e shpëtimit po kërkojnë të mbijetuarit. Të gjitha brigadat e zjarrfikësve në dispozicion nga Zagrebi janë në rrugën e tyre për në Petrinja për të ndihmuar në operacionin e kërkimit dhe shpëtimit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!