Serbia ka konfirmuar viktimën e dytë nga koronavirusi.
Njoftimin e dha Ministri i shëndetësisë në vend Zlatibor Loncar.
Presidenti Aleksandër Vuçiç tha që qeveria me propozimin e tij, do të miratojë masa të reja ku theksohet se orari i udhëtimit do të zgjasë nga ora 17:00 deri në orën 5 të mëngjesit, transmeton oranews.
Më herët ishte vendosur gjendja e jashtëzakonshme në vend. Transporti publik u ndërpre dhe janë mbyllur kafenetë, restorantet dhe qendrat tregtare. Parqet janë gjithashtu të ndaluara.
Aktualisht Serbia ka 188 raste me Covid-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.