×
  • Lajme
  • Botë

    Shënohet viktima e parë nga moti i keq në Itali, edhe dy persona të zhdukur

    Reporteri
    22 Tetor 2019 | 9:24

    Vala e motit të keq që ka përfshirë rajonin e Ligurias që prej ditës së djeshme ka shkaktuar dëme të mëdha.


    Në zonën e Alessandria është shënuar viktima e parë, një burrë me profesion taksist, dy persona të moshuar rezultojnë të zhdukur dhe mbi njëqind janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre.

    Zonat më të prekura janë Ovadese, Gavese dhe Novela.

    Trenat ne linjës Genova-Torino-Milano kanë ndërprera punën dhe shumë ura janë mbyllur.

    Në Liguria vetëm në harkun kohor të 24 orëve kanë rënë 300 milimetër shi.

    Piemonte është rajoni më i prekur nga vala e motit të keq. Kujtesa e banorëve shkon në vitin 1994 kur gjysma e rajonit u përmbyt dhe pati 70 të vdekur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!