×
  • Lajme
  • Botë

    Shënohet viktima e pestë nga cigaret elektronike në SHBA

    Reporteri
    07 Shtator 2019 | 15:58

    Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten se personi i pestë ka vdekur nga një sëmundje misterioze e mushkërive, e lidhur me përdorimin e cigareve elektronike.


    Deri tash janë regjistruar 450 personave që janë shtrirë në spitale në 33 shtete dhe një rast tjetër i vdekjes është duke u hetuar.

    Në kohën kur po shënohet rritje e numrit të rasteve, zyrtarët shëndetësorë amerikanë thonë se kjo dukuri është shqetësuese. Ata i kanë bërë disa publikime shkencore në revista mjekësore lidhur me efektet negative të cigareve elektronike dhe çrregullimet që përdorimi i tyre po i shkakton në mushkëri.

    Disa prej viktimave kanë përdorur produkte me bazë në marihuanë, të tjerët kanë përdorur produkte me marihuanë dhe nikotinë, ndërsa një grup më i vogël ka përdorur vetëm nikotinë.

    Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve e Shteteve të Bashkuara është duke i analizuar mostrat e marra nga pacientët e ndryshëm që janë sëmurë nga sëmundja misterioze dhe është duke i testuar ato për të gjetur disa lloje të kimikateve, përfshirë nikotinën, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!