Një grua nga Italia Veriore e cila do të festojë 104-vjetorin e lindjes së saj në gusht, ka mposhtur Covid-19, i shkaktuar nga një coronavirus i ri, raporton gazeta italiane La Repubblica.
Ada Zanusso u sëmur në fillim të marsit në Shtëpinë e Infermierisë Maria Grazia në provincën e Biella, rreth 100 kilometra në perëndim të Milanos, transmeton Telegrafi.
Në të njëjtën shtëpi pleqsh 21 persona të tjerë vdiqën.
“Dikush lart që po na shikon më harroi”, tha Zanusso.
Djali i saj Giampiero, i cili ka kontaktuar me të përmes telefonit me video, thotë se ajo ende është duke lexuar pa syze, është kurioze dhe vazhdimisht dëshiron të dijë se çfarë po ndodh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.