×
  • Lajme
  • Botë

    Sherr në një lokal në Itali, arrestohet shqiptari dhe 3 persona të tjerë

    Reporteri
    03 Shkurt 2020 | 20:13

    Karrige e tavolina të thyera, një vend i shkatërruar dhe katër persona të arrestuar.


    Ky është bilanci i të dielës mbrëma në një lokal nate në Corso di Porta Ticinez, që u kthye në një arenë boksi mes një shqiptari dy italianëve dhe një moldavi.

    Sipas mediave në Itali i gjithë sherri mes tyre nisi për një debat mes tyre. Shqiptari i moshës 24-vjeç mësohet se ishte së bashku me moldavin ndërsa dy italianët 24 dhe 26-vjeç ishin bashkë në sherrin që bënë.

    Dhuna shpërtheu në mesnatë pasi të rinjtë kishin konsumuar edhe alkool. Ishte pronari i barit i cili njoftoj policinë pasi 4 të rinjtë nisin të thyenin gjithçka u dilte para.

    Pas ardhjes së policisë gjendja u qetësua disi ndërsa në ndihmë të tyre ka ardhur edhe një ekip mjekësor për të mjekuar plagët që kishin marrë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!