Një zyrtar policor është duke përplasur për tokë një adoleshente, të cilën e kapi duke u shëtitur nëpër rrugët e Iranit pa hixhab.
Vajzat po ecte pa mbulesë në Shahr-e-Rey, qytet ky 30 minuta larg në jug të Teheranit, kur një zyrtar policor e thirri dhe e urdhëroi që të ndalet, transmeton Telegrafi.
Polici dëshironte që vajza e paidentifikuar të qëndrojë, duke mos lëvizur derisa të shfaqej një police e cila do të mund ta kontrollonte.
E kur ajo injoroi urdhrat e tij dhe vazhdoi të ecte, e përplasi me fytyrë për tokë. Kur një djalë i ri tentoi ta mbrojë mikeshën, polici e goditi me grusht në fytyrë.
Videoja është publikuar në Twitter nga gazetari iranian, Masih Alinejad, ku shihet vajza duke u munduar t’i rezistojë policit që ishte shumë më i gjatë me trup dhe pa ndonjë problem mund ta përplaste në tokë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.