Një familje në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tibilisi ka përjetuar një ngjarje horror derisa po bënte një shëtitjet e zakonshme familjare.
Dy fëmijët e tyre u sulmuan nga një grua e cila ndodhej përballë tyre në po të njëjtën rrugë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Fillimisht ajo sulmon djalin e tyre 3 vjeçar i cili ishte bashkë me nënën e tij. Pamjet tregojnë se gruaja i afrohet të riut, duke nxjerrë një thikë nga një çantë e zezë dhe duke e goditur nëpër fytyrë. Reagimi i prindërve të fëmijës është i menjëhershëm të cilët arrijnë ta largojnë djalin e vogël nga sulmuesja. Mirëpo, ajo nuk ndalet,e zemëruar tenton ta sulmojë edhe vajzën tjetër të çiftit që ndodhej pak më tutje me babain e saj.
Ajo fillon të ecë para se të kthehet dhe të përpiqet të godasë me thikë fëmijën e dytë. Babai e largon vajzën e vogël përpara se ajo të krijojë kontakt me të.
Djaloshi i sulmuar u dërgua menjëherë në spital, ku kishte disa prerje në hundë dhe faqe.
Policia arriti që menjëherë të gjurmojë sulmuesen. Prindërit e djalit thanë se nuk e kishin parë kurrë më parë atë grua. Gruaja 51 vjeçare rrezikon të përballet me 10 vite burg. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.