Italia regjistroi 30,550 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit në 211,831 testime të kryera.
Ndërkohë 352 pacientë e humbën betejën me virusin duke ndërruar jetë.
Që prej fillimit të pandemisë, numri i vdekjeve ka shkuar në 39,764.
Njësitë e kujdesit intensiv u rritën me 67 pacientë (2,292 në total), ndërsa shtrimet në spitale në departamentet e tjera Covid janë 1,002 më shumë.
Rajoni më i prekur është përsëri Lombardia me 7,758 raste të reja, e ndjekur nga Campania (4,181) dhe Piemonte (3,577).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.