Numri i njerëzve që aplikuan për të përfituar pagesën e papunësisë në SHBA, arriti në 6.648 milion javën e kaluar, duke dyfishuar rekordin e vendosur një javë më parë, njoftoi të enjten Departamenti i Punës.
Një javë më parë, konkretisht më 21 Mars, u bënë rreth 3.307 milionë kërkesa shkruajnë meidat amerikane, përcjell Reporteri.net.
Në vetëm dy javë, pothuajse të gjitha punët e fituara në pesë vitet e fundit janë humbur.
Pjesa më e madhe e vendit është e mbyllur për të paktën disa javë për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së koronavirusit. Kjo ka detyruar shumë biznese të mbyllen – duke bërë që miliona njerëz të humbin vendet e tyre të punës.
Pothuajse çdo shtet që raporton mbi ndikimet e gjera të pandemisë në ekonomi.
Analistët thanë se numrat për këtë javë do të kishin qenë edhe më të lartë, por faqet e internetit të punësimit të shumë shteteve ishin mbingarkuar, duke e bërë të vështirë për aplikantët.
Raporti i së enjtes është vetëm një sugjerim për atë çka e pret ekonominë.
Shkalla e papunësisë, e cila ka qenë në një nivel gati 50-vjeçar prej 3.5% pritet të rritet, me disa vlerësime që e vendosin atë në 15%. Raporti i punës i së Premtes për muajin Mars nuk pritet të pasqyrojë ndikimin e plotë sepse bazohet në sondazhet e bëra para se të fillonin mbylljet t masive.
Por parashikuesit në projektin e Ekonomisë në Oxford thonë se rreth 20 milion njerëz do të humbasin punën e tyre në javët e ardhshme. Dhe Goldman Sachs pret që ekonomia të tkurret me një normë vjetore rekord 34% në tremujorin e ardhshëm. /Reporteri.net