×
  • Lajme
  • Botë

    Shikoni se si grabiste barnatoret, policia arrinë ta arrestoj

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 14:15

    Një video e grabitjes së armatosur është postuar në rrjetet sociale ku një person shihet teksa i mbledh të gjithë pazarin ditor një barnatoreje.


    Hasan K. 25 vjeç nga Novipazari në Serbi është arrestuar nga autoritetet pas një grabitje serike të barnatoreve.

    Pas arrestimit të tij në rrjetet sociale është publikuar një video ku ai shihet teksa kryen një grabitje të armatosur pranë Spitalit të Përgjithshëm në Novi Pazar, e cila ka ndodhur më 15 dhjetor të këtij viti rreth orës 20:00, përcjell reporteri.net.

    Regjistrimi gjithashtu sqaron se çfarë thoshte grabitësi gjatë gjithë kohës.

    “Vendosi të gjitha paratë këtu, këtu, këtu, para, para, të gjitha paratë, unë do të qëlloj, mos e prek telefonin, të gjitha paratë, tani, menjëherë”, përsëriste ai derisa farmacistja i jep edhe kartmonedhat e fundit, duke e pyetur grabitësin nëse ishte në rregull. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!