Kryetari partisë “Brexit” në Britani të Madhe, Nigel Farage, është sulmuar me një pije qumështi në Neëcastle të Britanisë së Madhe. Ky incident erdhi pas një vargu të sulmeve të ngjashme kundër kandidatëve të së djathtës ekstreme gjatë fushatës për zgjedhjet evropiane.
Udhëheqësi i Partisë së Brexitit u duk të jetë i zemëruar pas incidentit dhe u dëgjua duke thënë “ky është dështim i plotë”, përderisa forcat e sigurisë po e largonin atë nga vendi i ngjarjes.
Një burrë 32 vjeç është arrestuar nga policia e Northumbrias lidhur me këtë sulm. Disa kalimtarë të rastit u dëgjuan duke qeshur me pamjen e politikanit, i cili e pyeste ekipin e sigurimit: “Si ndodhi kjo?”
Chaotic scenes in Newcastle city centre as Nigel Farage hit by a milkshake. He’s been whisked away by his security. This is the aftermath. pic.twitter.com/qxz8yay492
— Sean Seddon (@seddonnews) May 20, 2019
Ai i fajësoi përkrahësit e qëndrimit të Britanisë së Madhe në BE për këtë incident. “Për fat të keq, disa përkrahës të qëndrimit në BE janë radikalizuar në masën që fushata normale po bëhet e pamundur”, shkroi ai në Twitter, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Javën e kaluar policia kërkoi nga punëtorët e një restoranti që të mos shesin pije me qumësht afër vendit ku Farage ishte duke mbajtur fjalim për shkak të frikës se protestuesit mund t’i hedhin ato në drejtim të politikanit.