×
  • Lajme
  • Botë

    Shira të mëdha në Japoni, evakuohen mijëra njerëz

    Reporteri
    03 Korrik 2019 | 12:27
    Japonia ka urdhëruar që mijëra njerëz nga ishulli jugor Kyushu të evakuohen në zona më të sigurta pasi shirat e dendur shihen si kërcënim për rrëshqitje të dheut dhe dëme të tjera.

    Shirat kanë filluar që nga e premtja, ndërsa parashikuesit paralajmërojnë për rrëshqitje, përmbytje dhe lumenjtë të dalë nga shtrati, njofton Klan Kosova.
     
    Japonia ka urdhëruar qindra mijëra njerëz në ishullin jugor të Kyushu për të marrë strehim në qendrat e evakuimit dhe në zona të tjera të sigurta,
     
    Urdhrat për evakuim u lëshuan për pothuajse 600 mijë  banorë të qytetit Kagoshima dhe për mijëra të tjerë në qytetet e vogla, ka njoftuar transmetuesi publik.
     
    Ndërsa, 310 mijë banorë të ishullit janë këshilluar që të gjejnë strehim, sipas Kyodo News.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!