×
  • Lajme
  • Botë

    Shiste drogë përmes biznesit të tij me furrë buke, arrestohet shqiptari në Itali

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 19:35

    Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për trafik droge.

    Sipas mediave italiane, 35-vjeçari, që figuronte si pronar i një furre buke në Gjenova, kishte zgjedhur që të shiste edhe lëndë narkotike bashkë me bukët.

    Gjatë kontrollit në biznesin e tij u gjetën disa kilogram hashash, të fshehura brenda magazinës ngjitur me furrën e bukës.

    Për më tepër, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur 9 mijë euro cash, që besohet se janë të ardhura nga shitja e drogës.

    Shqiptari është arrestuar dhe është në pritje të seancës së menjëhershme të verifikimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!