Një 17-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur me një sasi të konsiderueshme kokaine.
Sipas mediave italiane, shqiptari është arrestuar në Vado Ligure (Savona), ndërsa po tregtonte rreh 50 gramë kokainë e cila me vlerë tregu do të arrinte shifrën prej 5 mijë eurosh.
Droga që ai posedonte ishte e një cilësie shumë të pastër, ndërsa tashmë shqiptari do të akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike, shkruan Top-Channel përcjellë Klan Kosova.
Ndërkohë hetuesit po punojnë për zbuluar persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e adoleshentit shqiptar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.