×
  • Lajme
  • Botë

    Shitet për 250 mijë dollarë fotografia e parë e Mekës, u shkrep në vitin 1888

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 12:12

    Fotografia e parë e Mekës e shkrepur nga ekploruesi holandez që kishte gënjyer banorët lokal se ishte konvertuar më mysliman, vetëm dhe vetëm që të ketë qasje në qytetin e shenjtë, është shitur sot në ankandin e Sotheby për 250 mijë dollarë.

    Christiaan Snouck-Hurgonje’s kishte realizuar fotografinë gjatë punës së tij në konsullatën holandeze në Jedda gjatë vitit 1880, transmeton Telegrafi.

    Snouck-Hurgonje’s një burrë me prapavijë akademike për studimet e shkencave islame, ishte kandidati i përkryer për një holandez. Ai ishte personi i parë nga bota perëndimore që është lejuar në Mekë.

    Fotografitë e tij të mrekullueshme shfaq pelegrinët nga Indonezia që kishin marrë rrugë për në qytetin e shenjtë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!