Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë më ditë të tëra në Itali, ka bërë që në një zonë malore të krijohet një ujëvarë vetëm pak metra larg shtëpive të banuara.
Si rezultat i të reshurave të mëdha të shiut, zona përreth Brescia në afërsi të Veronës në veri të Italisë, është krijuar një mrekulli e re natyrore, transmeton Telegrafi.
Fotografi Dario Bonzi, 28-vjeç, ka filmuar skenat e frikshme të ujëvarës mbi 100 metra të lartë e cila derdhej shumë pranë shtëpive të banuara në fshatin Piancogno.
Në video shihet se si uji rrjedh nga drunjtë dhe më pas përplaset në shkëmb e përfundon në tokë në afërsi të shtëpive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.