Tërmetet shkatërrimtare të mëngjesit të 6 shkurtit në juglindje të Turqisë kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale mes godinave, por jo vetëm, pasi edhe shumë monumente kulture qindra vjeçare janë kthyer në rrënoja, sikur asgjë të mos kishte ekzistuar.
Por, jo të gjitha këto monumente kanë pasur të njëjtin fat të keq, pasi shumë të tjera kanë arritur të rezistojnë me krenari të paprekura, edhe pse tërmetet ishin tepër të fortë, aq sa shkaktuan mbi 41 mijë viktima deri më tani në Turqi e Siri.
Të tilla ishin edhe minarja e famshme e Xhamisë së Madhe të Harputit, e cila njihet për animin e saj, por edhe Kalaja e Harputit, të dyja objekte në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe e njohur edhe si ‘Kështjella e Qumështit’, të cilat nuk kanë luajtur asnjë milimetër nga lëkundjet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.