×
  • Lajme
  • Botë

    Shkencëtarët paralajmërojnë se lloji i ri i koronavirusit po përhapet më shpejtë se të tjerët

    Reporteri
    19 Dhjetor 2020 | 14:01

    Kryeministri Boris Johnson po zhvillon bisedime me kabinetin e tij, mes paralajmërimeve nga shkencëtarët mbi llojin e ri të COVID-19 dhe infeksioneve të rritura.


    Këshilltarët qeveritarë kanë paralajmëruar ministrat se ata besojnë që varianti i ri i COVID-19 përhapet më shpejt sesa llojet e mëparshme.

    Pritet që grupi këshillimor të mblidhet të hënën për të përpunuar një seri rekomandimesh për mënyrën se si kufizimet e nivelit 3 mund të forcohen për shkak të transmetueshmërisë së shtuar të llojit të ri të koronavirusit.

    Mediat britanike raportojnë se të premten ministrat e lartë u takuan për të diskutuar ndërmarrjen e menjëhershme të masave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!