×
  • Lajme
  • Botë

    Pse shkuarja në supermarket është e rrezikshme, shikoni çka mund të bëjë vetëm një kollitje e personit të infektuar

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 20:38

    Animacioni i përgatitur nga shkencëtarët në Universitetin Aalto tregon se vetëm një kollë lehtë mund të infektojë të pranishmit në një supermarket.


    Animacionet e frikshme tregojnë  se si spërklat nga nga vetëm një kollë që mbeten në ajër për disa minuta mund të infektojnë njerëzit në dy rreshta përreth, domethënë një raft supermarketi, transmeton Reporteri.net.

    Simulimi kompjuterik tregon se si  virusi nga një person i infektuar udhëton brenda, dhe madje edhe kur personi i infektuar largohet nga aty.

    Mesazhi i shkencëtarëve që bashkuan këtë simulim është se mënyra më e mirë për të mbrojtur veten tonë është të shmangim turmat që janë karakteristike për supermarketet sa më shumë që të jetë e mundur.

    “Nëse duhet të shkoni në dyqan, shkoni sa më pak të jetë e mundur dhe qëndroni atje sa më pak që të jetë e mundur”, thotë Vile Vuorinen, një shkencëtar në Universitetin Aalto të Finlandës i cili ka punuar në këtë simulim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!