×
  • Lajme
  • Botë

    Shkencëtari amerikan fajëson njerëzit për pandeminë e koronavirusit

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 23:29

    Tregtia e paligjshme e kafshëve të egra dhe ndërhyrja e madhe e njerëzve në natyre janë shkaqet kryesore të pandemisë së koronavirusit.


    Të paktën kështu është shprehur një shkencëtar amerikan sipas të cilit “kjo është hakmarrja e natyrës dhe në ia bëmë vetes.”

    Sipas Thomas Lovejoy, i cili ka shpikur termin “diversiteti biologjik” në vitin 1980, shkencëtarët po zbulojnë se dy nga katër viruse të reja që krijohen çdo vit vijnë si rezultat i ndërhyrjes së njeriut në botën natyrore.

    Studiuesi, i cili është cilësuar si babai i biodiversitetit shton gjithashtu se secili prej këtyre viruseve mund të kthehet në një pandemi.

    Lovejoy shprehet:

    ”Kjo pandemi është pasojë e ndërhyrjes sonë të madhe dhe të vazhdueshme në natyrë dhe tregëtisë së kafshëve të egra, dhe në veçanti, tregjet ku shiten kafshë të egra, tregjet e specieve të gjalla të detit në Azinë jugore dhe tregjet e kafshëve të egra në Afrikë…Është mjaft e dukshme, ishte thjesht çështje kohë përpara se diçka si kjo të ndodhte.”

    Deklarata e shkencëtarit u bë për të shënuar publikimin e një raporti nga Qendra për Progresin Amerikan sipas të cilit SHBA’të duhet të rritin përpjekjet për të luftuar tregtinë e kafshëve të egra si një mënyrë për të ndihmuar në përballimin e pandemive.

    Tregjet për të cilat foli Lovejoy janë tregje tradicionale që shesin kafshë të gjalla (ferme dhe të egra), si dhe fruta, perime dhe peshk të freskët, shpesh në kushte jo-higjienike.

    Ato gjenden në të gjithë Afrikën dhe Azinë. Tregu në Wuhan që besohet se është vendi nga ka “lindur” Covid-19 përmbante një numër kafshësh të egra, duke përfshirë dhelpra, minj, ketra, këlyshë ujku dhe salamandra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!