×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Shkencëtari britanik ngre dyshimet për variantin e ri të virusit: Kush e faktoi që është 70% më ngjitës

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 13:52

    Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi një natë më parë se ka prova të qarta që variant i ri i koronavirusit është 70% më infektues. Për këtë shkak ai vendosi masa më të ashpra duke izoluar Londrën dhe zonat ku virusi është përhapur ndërsa BE dhe shtete të ndryshme në botë bllokuan fluturimet për dhe nga Britania.


    Megjithatë një shkencëtar është skeptik dhe kërkon transparencë për këtë studim. Carl Heneghan shpreh dyshimet e tij lidhur me deklaratat se varianti i ri i virusit është 70 % më ngjitës. Në intervistë për mediat britanike ai thotë: ‘Unë e bëj këtë punë prej 25 vitesh dhe di të them që nuk mund të vendosësh një shifër përqindjeje në një hark kohor aq të shkurtër. Çdo ekspert po thotë se është shumë herët për të arritur në një përfundim të tillë. Unë do doja të kisha prova dhe fakte të qarta se ky variant i ri është më i transmetueshëm. Duhet parë nëse është e vërtetë kjo apo jo’.

    Qeveria po nxjerr të dhëna që nuk janë të përcaktuara. Ata thjesht po përshtasin të dhënat me situatën. Duke qenë se rastet me të infektuar janë rritur, ata thonë se përgjegjës është varianti i ri i virusit.

    Shkencëtari britanik ngre dyshimet për variantin e ri të virusit:

    Varianti i ri i virusit u zbulua që me 20 shtator në Kent. Dhe që nga mesi i nëntorit, 28% e rasteve në Londër i atribuohen këtij mutacioni. Ndërsa në javën nga 9 dhjetori, u tha se është përgjegjës për 62 % të rasteve të reja.

    Shkencëtari Heneghan thotë se nëse do të ishte e vërtetë që varianti i ri do të ishte më i transmetueshëm: Ne duhej të mbyllnim të gjithë vendin pasi njerëzit që largohen nga kryeqyteti për të shmangur kufizimet do ta përhapnin atë kudo.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!