Shkencëtari rus, Aleksei Nikitorov, i cili jeton dhe vepron në Danimarkë, është akuzuar nga prokuroria daneze për spiunazh.
Nikitorov, 35-vjeçar dhe deri para arrestimit kishte punuar në një universitet danez.
Nikitorov, me profesion është kimist dhe është ekspert i elementeve kimike të rralla dhe gjurmuese.
Arrestimin e Nikitorov e ka konfirmuar, Mari Butina, e cila është anëtare e Dhomës publike të Federatës Ruse. Vlen të ceket se Maria Butina, me 15 korrik 2018, ishte arrestuar për spiunazh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Butina pasi që kishte pranuar fajësinë dhe ishte deklaruar fajtore, ishte dënuar me 18 muaj burg dhe më pastaj ishte dëbuar nga SHBA.
Persona të afërt të Nikitorov, thonë se ai ishte ndaluar para gjashtë muajve dhe që nga muaji korrik gjendet në paraburgim. Nikitorov akuzohet se është agjent rus, i cili nga Danimarka ju kishte dërguar informacione inteligjente. Bëhet e ditur se disa nga informacionet kishin të bënin me teknologjinë energjetike daneze.
Bazuar në ligjet në fuqi dhe ndjeshmërinë e rastit, besohet se rasti penal ndaj Nikitorov do të mbahet me dyer të mbyllura dhe nuk do të ketë komente dhe deklarata nga prokuroria dhe shërbimi inteligjent danez. Parashihet se sipas ligjeve në fuqi në Danimarkë, Nikitorov mund të dënohet deri në gjashtë vite burg.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.