Një burrë homoseksual është përdhunuar dhe rrahur nga talebanët. Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është joshur nga dy luftëtarë talebanë, që i premtuan se do e bënin mik dhe do e largonin të sigurt nga Kabuli.
Por nuk rezultoi kështu. Ata nisën ta përdhunonin burrin e ta rrihnin, duke e lënë të gjallë, por të traumatizuar nga ajo që ndodhi, shkruan Daily Mail.
Talebanët këto skena i kanë të zakonshme. Ata akuzohen se kanë marrë me forcë vajzat 12-vjeçare për t’i mbajtur si skllave seksi.
Lajmi i përdhunimit është zbuluar nga një aktiviste afgane, e cila është shprehur:
“Ata gënjejnë. Talibanët nuk kanë ndryshuar, sepse ideologjia e tyre nuk ka ndryshuar. Miqtë e mi në Afganistan janë të frikësuar, ata nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me ta në të ardhmen, kështu që ata thjesht po përpiqen të fshihen”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.