Ka shkuar në 105 numri i personave të vdekur në Indi, shumë prej të cilëve gra dhe fëmijë, që humbën jetën nga ikja në rrëmujë gjatë një tubimi të madh në një ngjarje fetare në veri të Indisë, përcjell Reporteri.net.
Pjesëmarrësit kishin nxituar për t’u larguar nga një tendë e improvizuar pas një ngjarjeje me figurën hinduse Bhole Baba, raportuan mediat lokale, përcjell BBC.
Ato i cituan autoritetet të kenë thënë se temperaturat e larta dhe mungesa e ajërit brenda tendës, mund të kenë qenë shkaktarë.
Zyrtari i lartë i policisë në Utar Pradesh, Shalabh Mathur, konfirmoi se 105 njerëz humbën jetën, ndërsa 84 të tjerë u lënduan dhe u dërguan në spital.
Të paktën 87 të vdekur në stampedon gjatë tubimit fetar në Indi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.