Numri i vdekjeve nga koronavirusi tani ka arritur në 106, pasi rastet e infeksioneve të reja pothuajse janë dyfishuar brenda një dite, thanë autoritetet kineze.
Numri i konfirmuar i të prekurve nga ky virus në Kinë u rrit në 4,515 që nga dje, i cili sihte 2,835, njofton Klan Kosova.
Kufizimet e udhëtimit janë rritur edhe më shumë dhe vënia e maskave në publik tani është e detyrueshme në disa qytete.
Qyteti i Wuhan është epiqendra e shpërthimit të virusit, por është përhapur në të gjithë Kinën dhe botën.
Wuhan dhe krahina Hubei tashmë janë të bllokuar për transport brenda dhe jashtë zonës.
Të hënën, autoritetet në Pekin konfirmuan që një burrë 50 vjeçar kishte vdekur – vdekja e parë në kryeqytetin kinez nga virusi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.