×
  • Lajme
  • Botë / E fundit

    Shkon në 11 numri i të vdekurve nga sulmi në Graz

    Reporteri
    10 Qershor 2025 | 21:23

    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve si pasojë e sulmit të sotëm në një shkollë në Graz të Austrisë, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.

    Nga spitali kanë konfirmuar se një grua ka vdekur si pasojë e plagëve.

    Sipas raportimeve gjatë ditës nga mediat atje, sulmuesi dyshohet të ketë qenë një nxënës i kësaj shkolle, i cili më parë kishte pretenduar se ishte viktimë e ngacmimeve në shkollë.

    Oficerët e policisë lokale në Graz konfirmuan se autori i krimit ishte një austriak 21-vjeçar./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!