Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka bërë të ditur se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet ajrore të Izraelit ka shkuar në 119, duke përfshirë këtu edhe 31 fëmijë dhe 19 gra, ndërkohë që 830 persona kanë mbetur të plagosur, transmeton Reporteri.net.
“Operacioni më i madh izraelit kundër një objektivi specifik që nga fillimi i konfliktit përfshiu 160 aeroplanë si dhe tanke dhe artileri që qëlluan nga jashtë Rripit të Gazës”, tha zëdhënësi ushtarak izraelit, nënkoloneli Jonathan Conricus.
Siç raporton Reuters, në Izrael janë vrarë 8 persona, në mesin e të cilëve edhe një ushtar dhe dy fëmijë.
Konflikti ushtarak mes Palestinës dhe Izraelit vijon prej pesë ditësh dhe janë në kulmin e tyre.
Mbrëmjen e kaluar Izraeli vendosi të bombardojë Gazën, ndërsa Hamasi ka lëshuar vazhdimisht raketa në drejtim të shtetit hebre. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.