×
  • Lajme
  • Botë

    Shkon në 19 numri i të vdekurve nga vërshimet në Gjermani, dy në Belgjikë

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 12:47

    19 persona kanë vdekur nga vërshimet në Gjermani, derisa shumë të tjerë janë raportuar të zhdukur.


    Gjithashtu në Belgjikë kanë vdekur dy persona derisa raportohet se është zhdukur edhe një vajzë 15-vjeçare.

    Sipas informatave nga Policia, 70 persona raportohet të jenë të zhdukur.

    Zjarrfikësit dhe ushtria ndihmuan banorët e bllokuar të mërkurën, pasi shiu shkaktoi përmbytje të mëdha. Aksioni po vazhdon edhe sot.

    Stuhi të mëdha shiu mund të priten edhe sot në Gjermaninë Jugperëndimore për të vazhduar deri të premten në mbrëmje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!