×
  • Lajme
  • Botë / E konfirmon Shërbimi i Shpëtimit të Izraelit

    Shkon në 22 numri i të vrarëve nga raketat e lëshuara nga Gaza në Izrael

    Reporteri
    07 Tetor 2023 | 12:19

    Në 22 numri i të vrarëve pas sulmit në Izrael, ku Gaza lëshoi disa raketa. Kështu ka bërë të ditur Shërbimi i Shpëtimit të Izraelit, shkruan CNN.

    Ndryshe, sipas zyrës së kryeministrit izraelit, kabineti i Sigurisë i Izraelit do të mblidhet sot në selinë e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.

    Kabineti pritet që të mblidhet në orën 13:00, shkruan BBC.

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar duke thënë se “ne jemi në luftë”.

    “Para së gjithash porosita që të pastrohen vendbanimet nga terroristët që kishin depërtuar – ky operacion po kryhet në këto orë. Në të njëjtën kohë, urdhërova një mobilizim të gjerë rezervë dhe një luftë hakmarrëse me një forcë dhe shtrirje që armiku nuk e ka njohur kurrë”.

    Pas sulmit nga Gaza, ka reaguar ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

    Ai është shprehur se Izraeli do ta fitojë këtë luftë, shkruan CNN.

    “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Izraelit që të ndjekin udhëzimet e sigurisë. Shteti i Izraelit do ta fitojë këtë luftë”, ka deklaruar ai.

    Skena tmerri në Izrael pas sulmit terrorist nga Hamasi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!