×
  • Lajme
  • Botë

    Shkon në 4 numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani

    Reporteri
    31 Janar 2020 | 10:00

    Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit të ri (2019-nCoV) në Gjermani është rritur në pesë, njoftuan autoritetet, transmeton AA.


    Numri i rasteve të konfirmuara, i cili deri më tani ishte katër, përfshirë një grua, është rritur pasi së fundmi sëmundja është vërejtur edhe te një person tjetër, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Bavarisë.

    Siç thuhet në njoftimin e ministrisë, personi i fundit i prekur ka punuar në një kompani në rajonin Starnberg së bashku me katër personat e konfirmuar më herët.

    Ministria tha se 110 persona të tjerë që punojnë në të njëjtën firmë dhe kanë pasur kontakt me të infektuarit janë duke u kontrolluar.

    Nga ana tjetër, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, i ftuar në një program në kanalin ZDF, tha se shpallja e një gjendjeje të jashtëzakonshme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është e rëndësishme për bashkëveprimin dhe koordinimin e komunitetit ndërkombëtar.

    Spahn tha se Gjermania synon t’i kthejë rreth 100 shtetasit e saj që gjenden në Wuhan, qytetin kinez ku shpërtheu epidemia, dhe shtoi se Ministria e Jashtme gjermane po përpiqet të arrijë rezultate duke kontaktuar me autoritetet e Kinës.

    Ndryshe, koronavirusi deri më tani ka marrë jetën e të paktën 213 njerëzve në Kinë, ndërsa mbi 9.000 janë infektuar. Po ashtu, më shumë se 60.000 njerëz kanë qenë nën vëzhgimin mjekësor.

    Që nga shpërthimi i epidemisë në fund të vitit të kaluar, Kina e ka vendosur qytetin Wuhan, ku u shfaq virusi, nën një bllokim në përpjekje për ta parandaluar përhapjen.

    Përveç Kinës, raste të virusit janë regjistruar edhe në Japoni, Korenë e Jugut, Tajlandë, SHBA, Singapor, Francë, Gjermani, Vietnam dhe Kanada.

    Udhëtarët nga Kina po kontrollohen në aeroportet në mbarë botën, ndërkohë që shumë linja ajrore kanë pezulluar fluturimet për në Wuhan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!