×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Shkon në 463 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, 9172 të infektuar

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 19:23

    Italia vazhdon të shënoj rritje të numrit të viktimave e të personave të infektuar nga koronavirus.


    Të dhënat e fundit zyrtare të përditësuar deri më ora 17.00 të datës 9 mars 2020 në nivel kombëtar shënojnë 463 viktima e 9172 të infektuar.

    733 janë në terapi intensive, 4316 po kurohen në strukturat spitalore e 2836 të tjerë në kushte shtëpie.

    Numri i pacientëve të shëruar është 724.

    Lombardia mbete rajoni më i prekur nga virusi e ka regjistruar 5469 të infektuar, rreth 1280 të i me shumë gjatë 24 orëve të fundit si dhe 333 viktima.

    Bazilikata është rajoni më pak i prekur nga koronavirus e deri më sot shënon vetëm 5 persona të infektuar.

    Rajoni i Toskanës nga ku kanë mbërritur dhe dy personat e parë pozitive me koronavirus në Shqipëri shënon sot 208 të infektuar e 1 viktimë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!