Pesëdhjetë njerëz janë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë janë plagosur nga turma ndërsa iranianët u mblodhën për varrosjen e komandantit udhëheqës, Kasem Sulejmani, të vrarë në një sulm me avionë amerikanë.
Vdekjet në qytetin e tij të lindjes në Kerman bënë që ceremonia mortore të shtyhej.
Miliona njerëz mendohet se kanë mbushur rrugët për ti dhënë lamtumirën e fundit ish komandantit.
Vrasja e Soleimani ka ngjallur frikën e një konflikti midis SHBA-ve dhe Iranit.
Kreu i forcës Kuds ishte i ngarkuar me mbrojtjen dhe projektimin e interesave iraniane jashtë vendit, dhe u përshëndet si hero nga shumë njerëz në vendlindjen e tij.
Menjëherë pas vdekjes së tij, Irani kërcënoi me hakmarrje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.