Ka shkuar në gjashtë numri i viktimave nga sulmi në “Highland Park” të Illinois në SHBA.
Zyrtari policor, Christopher Covelli, ka dhënë detaje për sulmin që ndodhi gjatë një parade, ku po festohej përvjetori i pavarësisë.
Ai ka thënë se policia ka gjetur një armë në një kulm të një ndërtese përreth.
Covelli ka deklaruar se nuk mund të jap detaje më shumë, por sipas tij, duket se të shtënat kanë ardhr nga kulmi, por nuk ka treguar konkretisht se nga cili kulm.
Ai ka thënë se deri në këtë pikë të hetimeve, besohet të ketë qenë vetëm një qitës.
Ndërkohë, autoritetet lokale të vendit, kanë kërkuar nga qytetarët që të mos dalin jashtë shtëpive të tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.