×
  • Lajme
  • Botë

    Shkon në 6 numri i viktimave nga tërmeti në Kroaci

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 22:10

    Një tërmet i fortë goditi sot Kroacinë qendrore, ndërkohë që mediat raportojnë se numri i viktimave ka shkuar në 6.


    Autoritetet raportojnë se gjithashtu janë plagosur 20 persona. Më herët u raportua se ndër viktimat ishte edhe një fëmijë në Petrinja, ku ishte epiqendra e tërmetit.

    Termeti-Kroaci

    Lëkundjet e forta të tërmetit u ndjenë në disa vende fqinje të Kroacisë, duke përfshirë Slloveninë, deri në kryeqytetin austriak të Vjenës.

    Termeti Kroaci

    Mediat kroate kanë publikuar pamje pas tërmetit në Kroaci, ku raportohet për disa godina të shembura. Ekipet e emergjencës janë shpërndarë në terren për të shpëtuar njerëz që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

    Termeti-Kroaci

    Po ashtu centrali bërthamor në Slloveni është mbyllur si masë paraprake pas tërmetit me magnitudë 6.3 ballë që ra në Kroaci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!