Numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir të Turqisë u rrit në 79, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Sipas Anadolu Agency (AA), pas tërmetit janë regjistruar 1.044 pas-tronditje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë.
Të paktën 961 njerëz janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 që të premten tronditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë. Të paktën 743 të lënduar janë lëshuar nga spitalet, ndërsa po vazhdon trajtimi për 218 të tjerët.
Kuzhina lëvizëse dhe çadra janë vendosur në terren për të pastrehët dhe të traumatizuarit.
Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë, ndërsa ka pësuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.