Është rritur në 80 numri i viktimave të sulmit vetëvrasës në një dasmë në Kabul gjatë fundjavës.
Sulmi ka ndodhur me 17 gusht ku u raportuan se kishin humbur jetën 63 persona dhe ishin plagosur më shumë se 180 të tjerë, por sipas mediave ndërkomëbtare disa nga të plagosurit nuk kanë mundur të mbijetojnë plagëve të marrë dhe kanë ndërruar jetë duke e çuar numrin e viktimave në 80.
Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ka ndodhur në perëndim të Kabulit. Ky është sulmi i 17-të që ka ndodhur në Kabul gjatë këtij viti dhe i dyti më i madh në këtë shtet.
Si pasojë e këtyre sulmeve, të paktën 193 persona kanë vdekur dhe gati 900 tjerë janë plagosur.
Ky sulm ka ndodhur teksa Uashingtoni dhe talibanët është raportuar se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për përfundim të luftës 18-vjeçare në Afganistan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.