×
  • Lajme
  • Botë

    Shkon në 92 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 19:18

    Ka shkuar në 92 numri i viktimave nga tërmeti në Izmir të Turqisë.


    Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) ka bërë të ditur se numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Izmir të Turqisë është rritur në 92.

    Ndërkohë që 147 të plagosur po trajtohen në spital.

    Nga AFAD thonë se pas tërmetit janë regjistruar 1.286 paslëkundje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë.

    Kujtojmë se të premten, një tërmet 6.6 ballësh goditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë me rreth 4.37 milionë banorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!