Së paku 93 njerëz u vranë, pasi sulmues të armatosur qëlluan një sallë koncertesh në periferi të Moskës, thanë zyrtarët rusë.
Autoritetet shëndetësore thanë se rreth 145 të tjerë u plagosën – prej tyre rreth 60 në gjendje kritike.
Ngjarja ndodhi në sallën Crocus City në Krasnogorsk, mbrëmjen e së premtes.
Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë në Rusi, tha të shtunën se 11 persona janë ndaluar lidhur me sulmin në Moskë, përfshirë katër sulmues të armatosur.
Reuters dhe agjenci të tjera lajmesh thanë se grupi militant, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për sulmin në disa kanale në Telegram, të lidhura me të.
Sipas deklaratës së IS-it, sulmuesit “janë tërhequr në bazat e tyre”.
Sulmi ishte më vdekjeprurësi në Rusi që nga rrethimi i shkollës në Beslan, në vitin 2004./REL
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.