×
  • Lajme
  • Botë

    Shkon në mbi 10,000 numri i viktimave nga Covid-19 në botë

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 15:53

    Numri i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit në 24 orët e fundit në Itali është rritur frikshëm duke kapërcyer numrin e përgjithshëm të vdekjeve të regjistruara deri më tani në Kinë, ndërsa numri i vdekjeve në të gjithë botën shkon në mbi 10,000.


    Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali gjithashtu është rritur në më shumë se 41,000 persona dhe 3,405 viktima, ndërsa rastet në Gjermani, Iran dhe Spanjë u rritën në më shumë se 15,000 në secilin shtet.

    Aktualisht numri i viktimave në Gjermani ka shkuar në 48, në Iran 1,433 dhe nq Spanjë 1,002.

    Kina mbetet në shifrat e 3,248 viktimave dhe 80,967 të infektuarve.

    Rastet e të prekurve në SH.B.A gjithashtu u rritën 13,000, ndërsa numri i vdekjeve arriti në 218, duke detyruar shtetin e Kalifornisë të urdhërojë një mbyllje e mbarë vendit.

    Më shumë se 240,000 njerëz janë konfirmuar tani me koronavirusin globalisht, prej të cilave të paktën 85,000 janë shëruar nga COVID-19, ndërsa më shumë se 9.800 kanë vdekur, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins në SH.B.A.

    Ndërkohë në Shaqipëri janë regjistruar 2 viktima dhe 70 të infektuar me Covid-19.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!