×
  • Lajme
  • Botë

    Shkon në mbi 13 milionë numri i të infektuarve me coronavirus në botë

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 12:01

    Numri i rasteve të reja i të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet ndjeshëm. Sipas shifrave të publikuara nga universiteti John Hopkins tashmë janë më shumë se 13 milionë persona të prekur me koronavirus në mbarë botën.


    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve. Në SHBA janë raportuar 3 milionë e 363 mijë e 56 raste. Ndërkohë pas SHBA-së renditet Brazili me 1 milion e 884 mijë e 967 raste.

    Në vendin e tretë pozicionohet India me 878 mijë e 254 raste. Pas Indisë renditet Rusia me 732 mijë e 547 raste. 5-shen e parë e mbyll Peruja me 330 mijë e 123 raste.

    Ndërkohë është rritur edhe numri i të vdekurve, ku përsëri SHBA ka numrin më të madh të viktimave nga Covid-19. Sipas shifrave të publikuara nga universiteti John Hopkins në SHBA numërohen 125 mijë e 605 të vdekur. Pas SHBA-së renditet Brazili me 72 mijë e 833 të vdekur.

    Në vendin e tretë pozicionohet Mbretëria e Bashkuar me 44 mijë e 915 të vdekur. Pas Mbretërisë së Bashkuar renditet Meksika me 35 mijë e 491 të vdekur. Italia mbyll 5-shen e parë të renditjes me 34 mijë e 967 të vdekur nga Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!