Numri i rasteve me koronavirus në Gjermani ka tejkaluar 4 milion.
Instituti Robert Koch njofton se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 10.453 raste me COVID-19, duke e rritur në këtë mënyrë në 4.005.641 numrin e përgjithshëm të rasteve, raporton AA.
Më tej thuhet se si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 21 persona, duke e rritur numrin e viktimave nga virusi në 92.346.
Numri javor i rasteve të reja në 100 mijë persona u përcaktua të jetë 83.1. Kjo shifër e cila në fillim të korrikut ra deri në 4.9 për qind, më 2 gusht u rrit në 17.8, më 30 gusht në 75.8 dhe dje kjo shifër u regjistrua në 80.7.
Në Gjermani 65.7 për qind e popullatës e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 61.2 për qind dozën e dytë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.