Autoritetet austriake njoftuan të martën se pesë persona kanë vdekur deri më tani nga sulmi që u krye në mbrëmjen e së hënës në Vjenë, përfshirë njërin nga sulmuesit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Karl Nehammer, tha se dy burra dhe dy gra kanë vdekur nga plagët në sulmin e së hënës në mbrëmje. Një sulmues i dyshuar, i cili mbante në dorë një pushkë dhe një jelek të rremë për vetëvrasje, është qëlluar për vdekje nga policia.
Në një konferencë për gazetarë herët në mëngjes, ky ministër e përsëriti thirrjen që njerëzit të mos qëndrojnë në rrugë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Nehammer tha se policia e ka qëlluar për vdekje njërin nga sulmuesit, i cili në trup kishte një jelek të rremë shpërthyes. Autoritetet më vonë e identifikuan sulmuesin si përkrahës të Shtetit Islamik.
Policia konfirmoi të martën se tre civilë – dy burra dhe një grua – u vranë në sulm, ndërsa së paku 15 të tjerë janë plagosur, përfshirë një polic. Televizioni ORF më vonë raportoi se ka vdekur edhe një grua.
Agjencia APA ka raportuar se shtatë nga të plagosurit janë në rrezik për jetën, ndërsa një zëdhënës i policisë tha se janë kërkuar përforcime nga shtetet fqinje dhe se së paku 1.000 policë janë të përfshirë në operacionin e kërkimit për autorët e sulmit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.