Ky është momenti kur një banor u drejtoi armën tre adoleshentëve, të cilët u përpoqën ta vidhnin në oborrin e tij, duke i frikësuar për vdekje.
Adoleshentët dyshohet se kishin terrorizuar banorët e Tulsas në Oklahoma, me një varg plaçkitjesh gjatë javës, shkruan Daily Mail, transmeton Reporteri.net.
Në pamjet e kamerave të vëzhgimit shihet ky person, identiteti i të cilit nuk është zbuluar duke nxjerrë një armë nga xhepi dhe duke ju drejtuar grabitësve të cilët me shpejtësi ikin drejt makinës.
Andrew Payton, 20 vjeç, dhe një 17-vjeçar u arrestuan në vendin e incidentit, por bashkëpunëtori i tyre 15-vjeçar iku. Ai u qëllua në oborrin e një fqinji derisa po ikte nëpër oborrin e tij.
Zachariah Cook pretendoi se adoleshenti po vraponte tek ai kur ai e qëlloi atë, por refuzoi të fliste më shumë për policët. Ai është arrestuar nën akuzat për tentim-vrasje.
Zyrtari i Tulsas, J.P. Ward, tha se oficerët policorë kishin nisur kërkimet në mbarë qytetin për të dyshuarit pas raportimeve për një numër të madh të grabitjeve. /Reporteri.net
Shikoni videon:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.