Zyrtarët shëndetësorë në Francë njoftuan se pesë shtetas të Britanisë së Madhe janë infektuar me koronavirus gjatë qëndrimit në një qendër skijimi në Francë pasi kishin qëndruar në të njëjtën shtëpizë me një person që kishte qenë më parë në Singapor.
Këto raste u zbuluan pasi autoritetet filluan ta hetojnë rrugëtimin e një burri britanik, i cili para disa ditëve u diagnostikua me koronavirus, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Ministrja franceze e shëndetësisë, Agnes Buzyn, tha se personat e infektuar, në mesin e të cilëve është edhe një fëmijë, nuk ndodhen në gjendje kritike.
Qendra e skijimit ku qëndruan personat e infektuar ndodhet afër qytetit zviceran të Gjenevës dhe afër majës më të lartë në Evropë, Mont Blanc.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe tha se vendi i tij është duke kërkuar të dhëna për rastet e reja të regjistruara në Francë dhe është i gatshëm ta ofrojë përkrahjen e nevojshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.