×
  • Lajme
  • Botë

    Shoferi i “kamionit të vdekjes” u alivanos kur pa 39 kufomat brenda

    Reporteri
    24 Tetor 2019 | 17:50

    Policia britanike ka nxjerrë detaje të reja për kamionin-frigorifer që u gjet me 39 emigrantë kinezë brenda, 31 prej të cilëve ishin meshkuj dhe tetë femra.


    Mo Robinson, shoferi i kamionit, është mbajtur si i dyshuar për vrasje. Shtëpia e tij është kontrolluar dhe prindërit e tij kanë udhëtuar menjëherë nga Irlanda për në Angli.

    Sipas deklaratës së Robinsonit, ai e parkoi makinën dhe pastaj kishte hapur trajlerin për të marrë disa shkresa. Kur kishte parë kufomat, ai kishte telefonuar menjëherë një ambulancë. Më pas kishte humbur ndjenjat nga pamja e tmerrshme.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!