×
  • Lajme
  • Botë

    Shoferi i makinës “ngatërroi rrugën”, momenti kur godet çiklistin që fluturoi rreth 5 metra në ajër në Angli

    Reporteri
    19 Shtator 2021 | 17:18

    Ky është momenti i tmerrshëm kur një çiklist fluturoi rreth 5 metra në ajër pasi u godit nga një makinë që shkonte në rrugën e gabuar rreth një rrethrrotullimi në Angli.


    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fotografi Jack Schofield, 27 vjeç, gati sa e pësoi më së keqi, pasi u përplas me një makinë e cila dukej se priste drejtpërsëdrejti një mini rrethrrotullim në Leicestershire.

     

    Ai shpreson se shpëtimi i tij me fat mund të ndihmojë në paralajmërimin e shoferëve të tjerë që të ngasin me kujdes kur çiklistët janë afër.

    Pas goditjes, Schofield ishte në gjendje të ngrihej dhe të ulej aty pranë për të marrë frymë, me dëshmitarët që mblidheshin së shpejti për të kontrolluar gjendjen e tij.

    Pas kësaj, u thirr një ambulancë dhe ai kaloi pesë orë në spitalin Queens në Burton-on-Trent.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!