×
  • Lajme
  • Botë

    Shokon ushtria izraelite: Do gjuajmë mbi Gazën edhe nëse nga kjo rrezikohen izraelitët e zënë robër

    Reporteri
    10 Tetor 2023 | 0:19

    Ushtria izraelite ka thënë se sulmet ajrore të Izraelit në Gaza do të vazhdojnë edhe nëse nga kjo rrezikohen izraelitët e zënë robër.

    “Sulmet në Rripin e Gazës do të kryhen fuqishëm dhe gjerësisht, madje edhe me koston e dëmtimit të pengjeve izraelitë që janë në robëri në Gaza”, tha ushtria izraelite, raporton Al Jazeera.

    Megjithatë izraelitët kanë theksuar se nëse dihet ku ndodhen robërit ata do të përmbahen nga sulmi në atë vend. Por derisa nuk dihet vendndodhja e tyre, të gjitha objektivat e Hamasit do të sulmohen.

    Ndërkohë, grupi militant palestinez, Hamas, që ka zënë afër 150 pengje gjatë sulmit të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor, ka kërcënuar se do t’i vrasë pengjet nëse Izraeli vazhdon të kryejë sulme ajrore në Gaza, pa paralajmëruar banorët që të largohen nga caqet.

    Hamasi kërcënon se do t’i vrasë pengjet për shkak të sulmeve izraelite

    Ky kërcënim nga Hamasi vjen pasi Izraeli vendosi rrethim të plotë në Rripin e Gazës, duke ndërprerë furnizimet, gjë që shtyri Kombet e Bashkuara të paralajmërojnë se situata humanitare do të përkeqësohet.

    Netanyahu: Sulmet ajrore në Gaza janë vetëm fillimi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!